Home / Lajme / Maqedoni / Protestojnë kultivuesit e duhanit në Studeniçan (VIDEO)

Protestojnë kultivuesit e duhanit në Studeniçan (VIDEO)

Studeniçan, Kultivuesit e duhanit në Komunën e Studeniçanit të revoltuar nga mos respektimi i marrëveshjeve paraprak të firmave që janë të autorizuara të bëjnë blerjen e duahanit në teritorin e Komunës së Studeniçanit si dhe me vlerësimin jo adekuat të duhanit nga ana e këtyre kompanive zërin e tyre për këtë padrejtësi e kanë ngritur me një kërkesë me shkrim drejtuar Komunës së Studeniçanit.

Edhe pse në këtë sferë komuna nuk ka kompetenca për të reaguar në mënyrë më eksplicite, megjithatë duke respektuar punën dhe djerësën e duhan prodhuesve me një kërkesë zyrtare për të reaguar urgjenisht i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kërkesën adresuar kësaj ministrie e ka firmosur vetë kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki. “Komuna e Studeniçanit pasi ka marrë një kërkesë me shkrim nga duahn prodhuesit që kultivojnë duanin në teriotrin e saj që tu dilet në dihmë për tu blerë i gjithë duhani i prodhuar këtë vit edhe pse nuk ka kompetenca në këtë drejtim, ju drejtohet në mënyrë zyrtare për të përçuar zërin e duhan prodhuesve të komunës sonë deri te Ju. Në këtë mënyrë edhe për të alarmuar për situatën e pakëndëshme që gjenden banorët tonë”, thuhet në Kërkesën me shkrim të Komunës së Studeniçanit drejtuar Ministrisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Duahn prodhuesit e Komunës së Studeniçanit kërkojnë që firmat të cilët janë të autorizuara që të blejnë duahnin në teritorin e Komunës së Studeniçanit “Sokotab” dhe “Alijansa” ta respektojnë marrveshjen paraprake për blerjen e gjithë duhanit të prodhuar i cili është evidentuar paraprakisht para se të kultivohet dhe prodhohet ai. “Firmat ‘Sokotab’ dhe ‘Alijansa’ nuk e respektojnë prodhimin e paraqitur të duhanit sipas listës së evidentuar nga to. Ata blejnë shumë më pak duhan nga sasia reale e prodhuar e duhanit. Me zvoglimin e këtyre sasive krijohet hapësirë për manipulatorët me djersën dhe punën e prodhuesve real të duhanit dhe në këtë mënyrë të përfitojnë nga puna e tyre. E gjithë kjo ka kulminuar që të rritet tensioni të prodhuesit real të duhanit. Si rezulat i kësaj më 19 Shkurt kishte problem serioze ku kishte intervenuar edhe policia në punktin e firmës ‘Alijansa” në fshatin Moranë. Po ashtu edhe më 20 Shkurt në punktin e firmës ‘Sokotab’ për blerjen e duahnit në fshatin Draçevë është bllokuar procesi i vlerësimit dhe blerjesë së duahni”, thuhet në komunikatën nga Komuna e Studeniçanit.

Komuna e Studeniçanit kërkonë që urgjentisht që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi për të mos eskaluar situate dhe e njejta të del nga kontrolla dhe të ketë pasoja të padëshiruara.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *