Home / Lajme / Maqedoni / Protestojnë kultivuesit e duhanit në Studeniçan

Protestojnë kultivuesit e duhanit në Studeniçan

22 Shkurt- 2014- Komuna e Studeniçanit kërkon që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi

Kultivuesit e duhanit në Komunën e Studeniçanit të revoltuar nga mos respektimi i marrëveshjeve paraprak të firmave që janë të autorizuara të bëjnë blerjen e duhanit në territorin e Komunës së Studeniçanit si dhe me vlerësimin jo adekuat të duhanit nga ana e këtyre kompanive zërin e tyre për këtë padrejtësi e kanë ngritur me një kërkesë me shkrim drejtuar Komunës së Studeniçanit.

Edhe pse në këtë sferë komuna nuk ka kompetenca për të reaguar në mënyrë më eksplicite, megjithatë duke respektuar punën dhe djersën e duhan prodhuesve me një kërkesë zyrtare për të reaguar urgjentisht i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kërkesën adresuar kësaj ministrie e ka firmosur vetë kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki.

Komuna e Studeniçanit kërkon që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi për të mos eskaluar situate dhe e njëjta të del nga kontrolli dhe të ketë pasoja të padëshiruara.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *