Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat (VIDEO)

Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat (VIDEO)

Tetovë, 19 shkurt – Pas prononcimeve të komunës së Tetovës se nuk ka ulje të rrogave dhe se kompenzimet për ushqim dhe transport janë të kalkuluara në bruto rrogë, këta pretendime janë hedhur poshtë nga puntorët e komunës së Tetovës të cilët më shumë se një javë protestojnë para komunës ë Tetovës.

Sipas Adnan Nezirit, nga këshilli i protestuesve kërkesat e tyre baznohen në ligjin për nëpunës shtetëror, kryesisht në pjesën e rrogaev ku në bazë të këtij ligji qartë përcaktohen detyrimet për kalkulimin e rrogave. “Me përgjegjësi morale dhe profesionale deklaroj se për muajin janar, janë paguar vetëm rrogat bazë, pa kompenzimet ligjore për rrugë dhe ushqim. Ne kemi potencuar se në bazë të ligjeve aktuale komuna duhet të bëjë organizimin e ushqimit dhe transportin e nëpunësve dhe nëse të njejtat nuk organizohen kjo nënkupton obligimin për kompenzimin e tyre. Deklarimet për harmonizim të rrogave dhe bruto rrogave janë deklarime joprofesionale dhe nuk kanë bazë ligjore”, tha Neziri.Ndërkaq, Kamber Sadiku, tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për të cilët theksoi se janë ligjore ndërsa këtë do ta realizojnë përmes rrugëve juridike.

Nga Komuna e Tetovës kanë theksuar se vazhdojnë të ngelin në qëndrimet e deklaruara më herët se nuk ka ulje të rrogave por ka harmonizim të tyre me ligjet në fuqi për nëpunës shtetëror dhe se nuk do të ketë pezullim të vendimit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *