Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e popullit është nga populli dhe për popullin (VIDEO)

Qeveria e popullit është nga populli dhe për popullin (VIDEO)

Tetovë, 27 Shkurt – Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Pol Uollers sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të universitetit Shteror të Tetovës me temën “ perspektivat për zgjedhjet. Një lojë me nivele”.

Ai duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve në një sistem demokratik ëshët fokusuar në rolin e gjithë pjesëmarrsëve në një process zgjedhor për të dhënë një mundësi të barabartë për gjitha palet dhe gjithë votuesit. Si në aspeltin e mbulimit medial poashtru edhe ndrajen e resurseve dhe balancimeve nga ana e atyre që qeverisinë me taksat dhe thesaret shtetërore. ” Qeveria e popullit është nga populli dhe për popullin “ tha Ambasadori Uollers para studentëve duke cituar moton e ish – presidentit Abraham Lincoln. Ai ëshët ndalur edhe për rolin e studentëve në shoqëri dhe në një shtet demokratik duke porositur ata që të arsimohen dhe edukohen në fusha të ndryshme dhe ta menaxhojnë kohën sa më mirë për të qenë rëfimi I suksesshëm i së nesërmes, në të gjitha fushat e jetës në ekonomi, në qeverisjen e vendin, në përmirësimin e standartit jetësor dhe kudo. Duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve lidhur me zgjedhjet e presidenciale në Maqedoni, se a është koha që të zgjidhet një president shqiptar pasi që pyetja ishte se kur në ish Jugosllavi në një sitem tjetër jodemokratik ka pasur një president shqiptar Sinan Hasanin për gjithë jugosllavinë Uollers tha se në demokraci ka vota dhe ka një procedurë ku secili mund të kandidoj duke përmbushur të drejtat ligjore, por për këtë mund të vendosin vetëm nëse qytetarët e Maqedonisë me përkatësi të ndryshme etnike afrohen më tepër dhe mund të vendosin për një gjë të tilë. Pasi kushtetuta e vendeve deomkratike nuk e ndalon por duhet për këtë të vendose populli.

Në anën tjetër Rektori i USHT-së duke shprehur falenderimin për këtë takim që e quajti historike pasi që për herë të parë në këët institucion pas 19 funksionimi e vizton një ambassador I SHBA-ve. Ambasadori Uolers bashkë me Rektorin e USHT-së, Vullnet AHmeti përuruan vitrinën e Këndit AMerikan në Tetovë që do të jetë në funksion të informimit të studentëve për programet dhe aktivitetet që organizohen nga ky institucion që në Tetovë promovon miqësinë në mes popullit Amerikan dhe popullit tonë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *