Home / Lajme / Rajon / Rama: Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës

Rama: Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës

Tiranë, 20 shkurt – Kur Edi Rama erdhi në Kosovë për të promovuar librin e tij “Kurban” (nëntor 2011), pjesa më e madhe e vizitës i kaloi duke i sqaruar ato që i quante “gënjeshtrat e Sali Berishës për të dhe socialistët shqiptarë”.

Gati tre vjet më vonë, i bindur se Kosova tashmë e ka kuptuar të vërtetën, kryeministri shqiptar, derisa i relaksuar flet për “Zërin”, tash nuk e sheh të nevojshme të merret shumë me Berishën.

Megjithatë ka ca gjëra, që, sipas tij, ende duhet përmirësuar pas qeverisjes disavjeçare të rivalit të tij në politikë, si p.sh., projekti i portit të Shëngjinit, që ish-kryeministri shqiptar e quante “Porti i Kosovës”, edhe pse asnjëherë nuk u bë asgjë nga kjo punë.

“Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe portet e Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *