Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Ekspertët mjekoligjor të BDI-së dhe VMRO-së “zbuluan” se nxenësit shqiptarë paskan simuluar vetëhelmim ?!?

RDK: Ekspertët mjekoligjor të BDI-së dhe VMRO-së “zbuluan” se nxenësit shqiptarë paskan simuluar vetëhelmim ?!?

19 Shkurt 2014- Rilindja Demokratike Kombëtare shprehë pakënaqësin e sajë të thellë për dështimin e plotë të kësajë qeverie në zbulimin edhe të këtij rasti tragjikë

Rilindja Demokratike Kombëtare në pronocimin e sajë të parë krahas dënimit të aktit vandal të helmimit të nxënësve shqiptarë në shkollën ekonomike në Gostivar shprehu rezerva serioze se edhe ky rast do të përfundon pa zbulimin e aktorëve të vërtet ngjajshëm si edhe në shumë raste tjera ku e pësojnë shqiptarët. Ky shqetësim i RDK-së doli i vërtet edhe me helmimin e nxënësve shqiptarë në Gostivar.

Së fundi “ekspertët” mjeko-ligjor të qeverisë Gruveski–Ahmeti konstuan se sipas analizave të bëra në rastin e nxënësve shqiptarë nuk ka simptome helmimi. Sipas këtij konstatimi të këtyre ekspertëve del se mbi 60 nxënës dhe profesor paskan simuluar vetëhelimin. Një konstatim i kësaj natyre është sa i palogjikshëm aq edhe nënçmues për traditën dhe kulturën shqiptare dhe që prekë rëndë ndjenjat e të rinjëve shqiptarë dhe tërë popullit shqiptarë.

Nëse ndjekim logjikën e këtij interpretimi atëherë pjesë e këtij simulimi dhe loje të gjoja helmimit paskan qenë edhe protagonistët kryesor të këtij skandali N.Bejto dhe zëvendësdrejtori i tij.

Rilindja Demokratike Kombëtare e vetëdijshmë se vëllezërit sijam politikë VMRO-BDI për të ruajtur “rejtingun e lart politikë” në vigjilje të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare e kanë lehtë të përsërisin epizoda të reja si : rahjen masive në kala të Shkupit, vendosjen e Car Dushanit , ndërtimin e hotelit të investitorit grek në vend të Burmali xhamisë edhe shumëçka tjerë. U rekomandojmë që të ndërpresin lojën me fatin dhe shëndetin e të rinjëve shqiptarë por të zbulojn autorët e verëtet të këtij skandali dhe të njëjtit të ballafqohen me organet e drejtësis.

Në këto suaza RDK i rekomandon qeverisë së VMRO-BDI-së:

1.Të konstatojë përgjegjësinë menaxheriale të udhëheqësisë së shkollës dhe të bëjnë shkarkimin e menjëhershëm të këtyre personave të papërgjegjëshëm.

2.Të obligon komunën e Gostivarit që nga provizioni joligjor(korrupsionit) prej 193 mijë euro në ngarkesë të transportit publik të nxënësve të ndan shumë adekuate për sigurin e nxënësve dhe të bën zëvendësiminin e pajimeve të kamerave të sigurisë,

3.Të heton rastet në kuadër të stafit të shkollës ekonomike që janë të lidhur me kompani të sigurimeve që mos kanë bërë keqpërdorime për përfitime finaciare individuale ose grupore.

Rilindja Demokratike Kombëtare shprehë pakënaqësin e sajë të thellë për dështimin e plotë të kësajë qeverie në zbulimin edhe të këtij rasti tragjikë dhe parashtron pyetjen logjike : Si do silleshin organet dhe institucionet e kësaj qeverie nëse do ishin helmuar nxënësit maqedonas ?!.

Sherbimi për infomim – RDK-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *