Home / Sport / Redknapp: Januzaj mund të bëhet legjendë e Unitedit

Redknapp: Januzaj mund të bëhet legjendë e Unitedit

“Djaloshi i ri, Januzaj është lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë shumë gjëra për Manchester Unitedin. Sipas meje, ai mund të bëhet një prej lojtarëve më të mëdhenj të Manchester United”, ka thënë Redknapp të mërkurën, njofton faqja zyrtare e klubit anglez. 

Trajneri i QPR-së, Harry Redknapp, ka thënë se mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, mund të bëhet legjendë e klubit. Ai ka thënë se Januzaj është një lojtar i jashtëzakonshëm. “Djaloshi i ri, Januzaj është lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë shumë gjëra për Manchester Unitedin. Sipas meje, ai mund të bëhet një prej lojtarëve më të mëdhenj të Manchester United”, ka thënë Redknapp të mërkurën, njofton faqja zyrtare e klubit anglez. Januzaj që të mërkurën festoi ditëlindjen e 19-të këtë edicion me fanellën e Manchester Unitedit në Premier Leaguen e Anglisë ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tri herë në 17 ndeshje. Vlerësime pozitive kanë shumë trajnerë dhe legjenda të futbollit anglez. Me Machester Unitedin, kosovari ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *