Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrimi i popullsis deri në vitin 2019 (VIDEO)

Regjistrimi i popullsis deri në vitin 2019 (VIDEO)

11 shkurt – Deri më vitin 2019 doemos duhet të mbahet procesi i Regjistrimit të popullsisë, e cila konsiderohet si një ndër proceset më të rëndësishme statistikore.

Këtë e bëri të ditur sot koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së Silvana Boneva. Këtë informatë ajo e publikoi derisa po diskutonte mbi projekt ligjin ligjit për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë. Deputeti i partisë për Ardhmërinë Evropiane Mevdet Xhemajllovski pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë Bonevën se cilat të dhëna demografike planifikohen të përdoren, kur kihet parasysh se në Maqedoni regjistrimi i fundit u mbajt para 12 viteve, në vitin 2002.

“Kolegia tha se edhe disa të dhëna demografike do të jenë këtu në këtë ligj. Nuk e di se gjatë cilës periudhë do ti fusni këtu të dhënat demografike sepse ne nuk kishim regjistrim. Sa do të jenë të sakta ato të dhëna demografike, në rast se merën nga regjistrimi i viti 2002, do të jenë shumë të vjetra”, deklaroi Mevmed Xemajllovski, deputet i PAE.

Normalisht se të dhënat do të futen në bazë të regjistrimit i cili duhet të bëhet. Në rast se “nuk bëhet gjatë këtij viti, deri në vitin 2019 Republika e Maqedonisë sigurisht do të bëjë regjistrimin dhe do ti fusë të dhënat në pajtim me gjendjen se si do të jenë për momentin e regjistrimit”, deklaroi Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Procesi i regjistrimit në Maqedoni filloi në tetor të vitit 2011 mirëpo për shkaqe politike dhe teknike u ndërpre për të mos u saktësuar se kur do të vazhdojë i njëjti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *