Home / Lajme / Maqedoni / Rënia e pagesës së ujit për shkak të grevës (VIDEO)

Rënia e pagesës së ujit për shkak të grevës (VIDEO)

Tetovë, 23 Shkurt – Grevat e puntorëve të ndërmarrjes publike komunale gjatë vitit të kaluar, mungesa e ujit nëpër shumë lagje ka bërë që qytetarët shumë pak të paguajnë faturat e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë.

Kështu gjatë vitit të kaluar pagesa e faturave ka qenë rreth 53 përqind ndërsa këtë vit ka filluar rritja e përqindjes së pagesës.

Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje Xhelal Ceka, ka ende nga e kaluara shumë fatura të papaguara. “Këtë vit pagesa e faturave ka arritur deri në 68 përqind por në kët përqindje hyjnë edhe ata që paguajnë fatura nga e kaluara. Qytetari në vend se të paguajë faturën e muajit të fundit vjen dhe shlyen faturën nga muaj të kaluar. Por përqindja lëviz prej 60 deri në 70 përqind. Vitin e kaluar kemi pasur rrënie të pagesës së faturave për shkak të grevës së puntorëve të cilët ndikuan shumë pasi që nuk janë dhënë edhe shërbimet tjera që ofron kjo ndërmarrje siç është grumbullimi i mbeturinave. Poashtu edhe mungesa e ujit nëpër disa lagje ka ndikuar shumë në këtë drejtim”, thotë Ceka. Ai më tej shprehet se si gjatë muajit prill do të ketë edhe një kampanjë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve e cila do të ketë për qëllim jo vetëm ngritjen e nivelit të pagesës së faturave por edhe mbrojtjen e ambientit jetësor. Është vështirë që kur mungon uji i pijshëm të kemi nivel të lartë të pagesës së ujit. Gjendja më e vështirë me mungesë të ujit paraqitet në lagjen Drenovec, Çarshia e epërme, në rrugën 146, ku ka më shumë mungesë të ujit të pijshëm. Poashtu kohëve të fundit problem paraqitet edhe lagjeja tek gjimnazi i Tetovës ku rreth 30 shtëpi përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Presim që gjatë muajve prill, maj dhe qershor sasia e ujit të rritet deri në 550 litra për sekondë që do të ketë ujë të mjaftueshëm për furnizim normal të qytetit me uj”, thotë Ceka, i cili shprehet se në këtë periudhë sasia e ujit është shumë e ulët, diku 170 litra në sekondë ka uj kurse si pasojë e kësaj është në fuqi restrikcioni prej orës 1 në mesnatë e deri ora 4 e 30 minuta në mëngjes.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *