Home / Lajme / Rajon / Rikonfirmohet, shumë shpejtë FSK shndërrohet në FAK

Rikonfirmohet, shumë shpejtë FSK shndërrohet në FAK

18 shkurt-Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, të gjithë qytetarët e saj dhe pronën e tyre. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, ka shkruar kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar se shumë shpejtë Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.

Thaçi në rrjetin social Facebook shprehet se kjo Forcë do t’i ketë kapacitetet mbrojtëse dhe do të ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, të gjithë qytetarët e saj dhe pronën e tyre. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, ka shkruar kryeministri.

Thaçi më tej shton se themelimi i Forcave të Armatosura, si shprehje sovraniteti, bëhet në koordinim të plotë me aleatet euroatlantikë.

“Aftësia që ne vet ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë është, po ashtu, parakusht për integrimin e suksesshëm të Kosovës në strukturat Euroatlantike”, është shprehur ThaçI.Telegrafi

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *