Home / Lajme / Maqedoni / Rritet interesimi i pensionistëve për të shkuar në banja (VIDEO)

Rritet interesimi i pensionistëve për të shkuar në banja (VIDEO)

Tetovë, 11 shkurt – 1050 pensionist nga Tetova kanë aplikuar për të shfrytëzuar mundësinë e shkuarjes falas në banjat e Maqedonisë.

Sipas përgjegjësve në Fondin për Sigurim Pensional në Tetovë interesimi është në nivel dhe deri në fund të javës pritet që të ketë interesim ende më të madh.

Rexep Bilalli, nga ky fond, thotë se se lista e atyre pensionistëve që do t`ju miratohen aplikimet do të shpallen në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në objektin e filialës së fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Tetovë. Ai ka bërë të ditur se ata persona të cilët kanë aplikuar nga Tetova dhe kërkesat e tyre do të pranohen këtë vit do të shkojnë në banjat e Dibrës., për shkak të afërsisë që ka qyteti i Tetovës me banjat e Dibrës. “ Mundësinë e këtillë mund t`a shfrytëzojnë edhe personat që marrin pension nga ndonjë shtet tjerë, dhe me vete duhet të kenë një vërtetim për marrje të pensionit dhe letërnjoftim. Pensionsitët nga tërë vendi do të mund të qëndrojnë në banjat shtetërore si, Banjat e Katllanovës në Kumanovë, Negorit, Dibrës dhe Mbreti Samoil. Shërbimi përfshin gjashtë pansione të plota, terapi në banjë, një kontroll shëndetësor, shpenzimet e transportit nga vendbanimi deri te institucioni, ndërsa pensionistët të cilët shfrytëzojnë kompensim për ndihmë dhe kurim nga një person tjetër kanë të drejtë për shoqërues gjatë rekreacionit klimaterik në banjë”, tha Bilalli.

Ky është viti i pesë me radhë që qeveria i dërgon pensionistët në banja dhe kjo e drejtë mund të shfrytëzohet vetëm një herë nga pensionistët. Sipas të dhënave nga ky fond, nga viti në viti është rritur interesimi i pensionistëve për të shfrytëzuar këtë benefecion. Në vitin 2012 ka pasur 986 pesnionist të cilët kanë aplikuar, ndërsa vitin e kaluar mbi një mijë. Nga fondi për sigurim pensional dhe invalidor bëjnë të ditur se afati për paraqitje është deri më 14 shkurt.Nga Tetova zakonisht ka 300 deri në 400 pensionist të cilëve u miratohen aplikime.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *