Home / Lajme / Maqedoni / Rritet numri i të helmuarve nga gazrat helmuese në shkollën e Gostivarit (VIDEO)

Rritet numri i të helmuarve nga gazrat helmuese në shkollën e Gostivarit (VIDEO)

Gostivar, 15 shkurt – Deri në ora 23:00, nga gazi helmues në shkollën e mesme ekonomike komunale “Gostivar”, janë helmuar mbi 44 persona, shumica prej tyre nxënës, ndërsa ka edhe mësimdhënës dhe punonjës të sigurimit.

Deri më tani 14 persona janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Ndërkohë, deri në orën 20:50, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 32 veta, prej të cilëve 7 janë profesorë, një pjesëtar i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër nxënës të shkollës.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ferit Muça theksoi se 5 profesorë, 4 nxënës dhe një pjesëtar i sigurimit të shkollës po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

“Gjendja e pacientëve që janë pranuar në spitalin tonë nuk është e rëndë dhe se po kryhen trajtimet mjekësore. Nga ajo që jemi të informuar është se edhe tek pacientët që kemi në Shkup nuk ka komplikime më të rënda. Jemi duke ndjekur në çdo minutë situatën dhe për të ndërhyrë për çdo komplikim të mundshëm”, theksoi drejtori Muça.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *