Home / Lajme / Maqedoni / Rruga përplot me gropa (VIDEO)

Rruga përplot me gropa (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – Aksi rrugor nga shkolla e muzikës në Tetovë deri te rreth rrotullimi afër stadiumit të qytetit është në gjendje katastrofale.

Kjo rrugë është një ndër rrugët më të frekuentuara në qytet ndërsa pamjet që po shihni tregojnë se në këtë rrugë një kohë të gjatë nuk është intervenuar. Sanimi që i është bërë para një kohe ka filluar që të shkatërrohet krejtësisht ndërsa gropat që janë krijuar në mes të rrugëve shkatërrojnë edhe veturat që kalojnë në atë aks rrugor. Edhe gjendja e trotuarit është po aq katastrofale sa edhe rruga ku lëvizin automjetet dhe pothuajse në tërësi është shkatërruar. Gjendjen nëpër trotuare akoma më shumë e rëndojnë edhe veturat e parkuara në trotuar me crast këmbësorët detyrohen që të ecin në rrugët dedikuar për automjete. Edhe qytetarët shprehen se gjendja e rrugës nuk është ashtu sic në fakt duhet të jetë dhe pohojnë se në këtë rrugë duhet të intervenohet nga ana e institucioneve.

Hisen Demiri udhëheqës i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore tha se në këtë rrugë komuna e Tetovës nuk është duke kryer punime për momentin, mirëpo në aksionin për sanimin e rrugëve i cili pritet të filloj me mbarimin e sezonit dimëror do të bëhet edhe sanimi i gropave të kësaj rruge me crast komuna e Tetovës ka parë 9 milion denar. Edhe pse rruga e njetë ëhstë sanuarë nga ana e komunës së Tetovës vitin e kaluarë e njeta rrugë është në gjendje të mjerueshme me përplot me gropa që ngadalson komunikacionin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *