Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani nënshkruhet në peticionin e UÇK-së

Rufi Osmani nënshkruhet në peticionin e UÇK-së

Gostivar, 21 shkurt- Kryetari i RDK-së Rufi Osmani së bashku me disa bashkëpunëtorë nënshkroi peticionin e ish ushtarëve të UÇK-së drejtuar institucioneve ndërkombëtare.

“Sot jam këtu që nëpërmjet nënshkrimit tim si shqiptarë dhe si përfaqësues i 30 mijë votuesve të RDK-së të japi firmën në përkrahje të kësaj iniciative tepër sublime.

Kjo iniciativë synon të sensizibilizojë institucionet ndërkombëtare për të zgjedhur statusin social dhe kombëtar të kësaj kategorie të shqiptarëve që në vitin 2001 veshën uniformën e UÇK-së dhe ishin të përgatitur të flijojnë jetën e tyre me mision zgjedhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.

Këto patriotë të vërtetë sot janë margjinalizuar në tërësi duke u transformuar në raste të rënda sociale dhe njerëzore nga udhëheqësit e ish UÇK-së që sot janë pjesë e qeverisë BDI-VMRO.

Kjo pjesë e kombit shqiptarë që së bashku me dëshmorët e kombit janë ndërgjegjëja e vrarë e politikës qeveritare dhe përfaqëson dështimin e rëndë të BDI-së zyrtarë, përfaqësuesit e të cilës strukturë të zhytur në krim dhe korrupsion të thellë institucional duke sakrifikuar të tashmen dhe të ardhmen e kombit shqiptarë në Maqedoni për interesa individuale dhe klanore kriminale.

Duke besuar fuqishëm se drejtësia vonon por një ditë e vërteta fiton uroj që këto shqiptarë të devotshëm të ruajnë vullnetin dhe besimin se e vërteta e tyre një ditë do të mer rehabilitimim e vërtet dhe vendin e merituar në kujtesën institucionale të kombit shqiptarë në Maqedoni”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *