Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani reagon për helmimet e nxënësve

Rufi Osmani reagon për helmimet e nxënësve

Gostivar, 15 shkurt – Ish-kryetari i komunës së Gostivarit dhe kryetari aktual i RDK-së, Rufi Osmani ka reaguar përmes një komunikate partiake lidhur me helmimin e nxënësve shqiptarë në shkollën ekonomike të Gostivarit.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të partisë thuhet se me keqardhje të thellë ka pranuar lajmin për helmimin e nxënësve shqiptarë të shkollës ekonomike.

“Është një lajmë sa prekës dhe i papranueshëm sepse ky fenomen është mirë i njohur për shqiptarët nga helmimet e nxënësve shqiptarë në Kosovë në vitet 89 dhe 90 të shekullit të kaluar. Kjo vepër e shëmtuar që prek shpirtin dhe zemrën e çdo shqiptari na ballafaqon me të vërtetën e hidhur se shkollat publike sot nuk garantojnë as kushtin më elementar të sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tonë përkundër faktit që shpenzimet e sigurimit të shkollave i bartin prindërtit shqiptarë dhe jo qeveria dhe komuna. Duke shprehur përkrahjen me të sinqertë për shëndetësim e plotë të të rinjve shqiptarë, ngel të shpresojmë se kjo qeveri pa kredibilitet publik nuk do përsërit dështimin e radhës në zbulimin e fajtorëve që ishte karakteristikë e sajë na rastin e pësimeve të të rinjve shqiptarë në rajonin e Shkupit. Në këto momente të vështira për Gostivarin, për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, lus Zotin e madhërishëm për shëndetin e tyre duke shpresuar se këta duar të zeza që prekin mbi pasurin dhe vlerën tonë më të shenjët – rininë shqiptare do të marrin dënimin e merituar nga ZOTI dhe drejtësia”, ka theksuar Rufi Osmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *