Home / Lajme / Rajon / Sërish tensione mes studentëve dhe policisë (VIDEO)

Sërish tensione mes studentëve dhe policisë (VIDEO)

Prishtinë, 06 shkurt – Situatë e tensionuar në Kosovë, ku studentët protestues si dhe shoqëria civile kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

Protesta para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës u përshkallëzua në orët e pasdites, me shtimin e forcave speciale të Policisë. Kundër protestuesve u përdorë edhe gazi lotsjellës.

Kordoni policor që frenonte protestuesit nga hyrja në Rektorat u mbush edhe me pjesëtarë të sigurimit dhe të policisë. Protestuesit nuk u tërhoqën, duke hedhur parullat “Policia jashtë!” dhe “Jo pushtet, universitet!”. Në ambientet e Rektoratit mbërritën edhe ambulanca që mjekojnë të lënduarit. Deri tani, nuk ka njoftim për lëndime serioze.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar njerëzit e politikës se prej vitit 1990 e deri tani, kanë politizuar Universitetin e Prishtinës.

“Njerëzit e institucioneve të Republikës së Kosovës, prej vitit 1991 e deri tani, ata më të zhurmshmit, sot janë këtu! Nëse dikush është bërë magjistër pa fakultet, duhet t’i vijë turp të flas për UP-në”, tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Thaçi iu kërkoi gjithashtu të gjithë deputetëve që të verifikojnë gradat e tyre shkencore të marra që nga viti 1991 e deri më sot. Për situatën në Rektorat, është debatuar edhe në kuvendin e Kosovës, ku partitë opozitare LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosje kërkuan sërish dorëheqjen e rektorit si dhe shkarkim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *