Home / Sport / Shkendija gati, te dielen takohet me Makedonija GJ. P.

Shkendija gati, te dielen takohet me Makedonija GJ. P.

25 Shkurt – Përgatitjet cilësore dhe paraqitjet e mira në ndeshjet kontrolluese japin optimizëm për pranverë të suksesshme dhe për këtë me rëndësi të madhe do të jetë starti i fuqishëm.

Kur kanë mbetur edhe 5-të ditë deri në zhvillimin e ndeshjes së parë të gjysmë sezonit pranveror, në taborin e Shkëndijës gjithë vëmendja është orientuar kah takimi i të dielës me Makedonija Gj.P.. Pikërisht në këtë ndeshje pritet që publiku tetovar të sjellë reagimin e vet, në shenjë falënderimi për gjithë punën që ka bërë kryesia e klubit për ndërtimin e një skuadre të fuqishme dhe konkurruese për vazhdimin e kampionatit.

Përgatitjet cilësore dhe paraqitjet e mira në ndeshjet kontrolluese japin optimizëm për pranverë të suksesshme dhe për këtë me rëndësi të madhe do të jetë starti i fuqishëm.

“Ballistët” janë duke organizuar festë të vërtetë, ndërsa veç më ka nisur të ndjehet se në Tetovë dhe rrethinë çdo tifoz është i përfshirë nga “ethet” e ndeshjes së parë. Dhe të gjithë ata që mendojnë se tifozët do të kenë rol të rëndësishëm kanë të drejtë, pasi fillimi i mbarë i gjysmë sezonit, do të ishte një tregues i mirë për vazhdimin e kampionatit.

Kryesia bëri punën e vet, kur përforcoi ekipin me emra cilësor dhe ndërkohë mundësoi që futbollistët të përgatiten në kushte të shkëlqyeshme. Kryesia gjithashtu si që u përmend më lartë, plotësoi dëshirën, insistimin dhe kërkesën e tifozëve që ndeshja e parë në vend të 1 marsit (e shtunë) të luhet një ditë më vonë, të dielën me 2 mars. Tani është radha që publiku të mbush stadiumin dhe të tregojë se është e gatshme të mbështesë në çdo moment ekipin. Mundësia e parë për një gjë të tillë është e diela e 2 marsit, kur në orën 14:00 fillon takimi Shkëndija-Makedonija Gj.P. / Portalb

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *