Home / Sport / Shkëndija vendoset në Belek, Junior udhëton të enjten

Shkëndija vendoset në Belek, Junior udhëton të enjten

Problem i vetëm në udhëtimin e ‘kuqezinjëve’ ishte braziliani Junior, i cili nuk mundi të fluturojë drejt Turqisë për shkak të disa problemeve me autoritetet, të trashëguara nga periudha kur luante me Pelisterin. Gjithsesi i shpejtë ka qenë intervenimi i kryesisë së klubit që ka pastruar gjithë dilemat dhe ka rregulluar gjithçka për udhëtimin e sulmuesit. Junior të ejnten në orën 09:00 udhëton drejt Turqisë, ndërsa pitet që orët e pasditës të bashkohet me ekipin në Antali.

Ekspedita e Shkëndijës të mërkurën ka udhëtuar drejt Antalisë dhe në orët e pasditës është vendosur në hotel Side Star në vendin e quajtur Side në afërsi të Belekut. Duke patur parasysh se në këtë  vend vendosen dhe përgatiten ekipet më të njohura evropiane, kushtet në të cilat ka hasur skuadra në arritje janë të shkëlqyeshme dhe futbollistët mezi presin të fillojnë me punë. Klima dhe moti i mirë, i kombinuar me kushtet e jashtëzakonshme për punë plotësojnë gjithë parakushtet për punë të suksesshme dhe përgatitje cilësore. Nga dita e ejnte ekipi fillon me seancat stërvitore të cilët do të jenë të alternuara nga dy herë në ditë, ndërsa duke filluar nga dita e shtunë ekipi çdo katër ditë do të zhvillojë nga një ndeshje kontrolluese. Më 8 shkurt në orën 17:00 sipas kohës lokale Shkëndija do të përballet me PFC Beroe Stara Zagora e Bullgarisë, ndërsa së shpejti do të mësohen emrat e kundërshtarëve me të cilët Shkëndija do të përballet më 12, 16 dhe 20 shkurt. Problem i vetëm në udhëtimin e ‘kuqezinjëve’ ishte braziliani Junior, i cili nuk mundi të fluturojë drejt Turqisë për shkak të disa problemeve me autoritetet, të trashëguara nga periudha kur luante me Pelisterin. Gjithsesi i shpejtë ka qenë intervenimi i kryesisë së klubit që ka pastruar gjithë dilemat dhe ka rregulluar gjithçka për udhëtimin e sulmuesit. Junior të ejnten në orën 09:00 udhëton drejt Turqisë, ndërsa pitet që orët e pasditës të bashkohet me ekipin në Antali. Pjesë e ekipit në Belek janë edhe anëtarë të zyrës për Mardhënie me Publik, kështu që publiku do të njoftohet vazhdimisht me ecurinë e përgatitjeve. 

Burimi: KF Shkëndija

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *