Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, protesta në mbrojtje të Radikës (VIDEO)

Shkup, protesta në mbrojtje të Radikës (VIDEO)

Shkup, 15 shkurt – Qytetarët dibranë këtë herë në kryeqytet ngritën zërin kundër dy projekteve infrastrukture në Fushën e Llukovës, të cilën e cilësuan si anti-dibrane.

Qytetarët u shprehën se devijimi i lumit Radika paraqet rrënim të Dibrës më çfarë rrezikohet e ardhmja e banorëve të kësaj ane dhe jo vetëm, sipas tyre cenohet edhe identiteti dhe trashëgimia kulturore e banorëve të Rekës. “Këtu i themi Greuvskit që nuk do lejojmë kurën e kurës devijim e lumit tonë. Nuk ka asnjë dibran nga Ura e Boshkut deri në Kala të Dodës që i thotë po këtij projekti. Kundër Dibrës kanë qenë shumë sulltanë edhe krala, por s’kanë kaluar mirë në Dibër”, deklaroi Bashkim Mashkulli, kryetar i Këshillit komunal të Dibrës.

Ndërtimi i rezervuarit në ‘Fushë Llukovë’, sipas Odës Dibrane është projekt i cili dëmton qytetarët edhe për nga aspekti social dhe ekonomik. Shpenzimin për këtë qëllim të 160 milion eurove, para publike nuk do të mund t’i paguajnë as gjeneratat e ardhshme. Madje ata sugjerojnë: “Me të njëjtat para mund të ndërtohet projekt si psh. parqet energjetike nga energjia e erës siç është ai në Bogdancë i cili kushton tre herë më pak se digat e Llukovës dhe Ura e Boshkut, ofron të njëjtat sasi të energjisë elektrike pa bërë dëm mjedisit, pa bërë dëme sociale, pa rrezikuar të ardhmen e askujt dhe duke shpenzuar më pak para publike” , tha Bardhyl Marku, kryetar i Odës Dibrane.

Ekologjistët thonë se këto projekte kanë pasoja katastrofike për ambientin madje se mund të zhduken mbi 150 bimë endemike. “Sot kjo pasuri e jona kombëtare është e kërcënuar nga dy projekte të mëdha, të cilat jo vetëm kërcënojnë habitatet e shumta të llojeve të rrezikuara, por edhe dëmtojnë vetë idenë e parqeve kombëtare”, theksoi Metodija Veneski, përfaqësues i koalicioneve “Ekologjia-Prioritet” dhe “NATURA 2000”.Protestës së dibranëve iu bashkëngjitën edhe qytetarë të Shkupit, Tetovës e Gostivarit, madje të bashkësive të ndryshme etnike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *