Home / Sport / Shkupi demoloi Zajazin

Shkupi demoloi Zajazin

“Pëllumbat” nga Çairi ishin superior gjatë pjesës së parë duke shënuar plotë 4 gola. Në këtë pjesë trajneri Zekirja Ramadani u paraqit me formacionin më të mirë, duke konfirmuar forcën dhe kualitetin e tyre.

Shkupi ka shënuar një fitore të thellë 5:0 në ndeshjen e parë kontrolluese përballë Zajazit në kuadër të përgatitjeve që skuadra nga Çairi po i zhvillon në Ohër.“Pëllumbat” nga Çairi ishin superior gjatë pjesës së parë duke shënuar plotë 4 gola. Në këtë pjesë trajneri Zekirja Ramadani u paraqit me formacionin më të mirë, duke konfirmuar forcën dhe kualitetin e tyre.Ishte mbrojtësi i talentuar 19—vjeçar Mevlan Adili që realizoi golin e parë për Shkupin, për të pasuar dy golat e Goran Stankovskit në minutën e 20-të dhe 28-të.Goli i katërt ishte pjesë e Florent Osmanit (35’), ndërkohë në pjesën e dytë Shkupi arriti të shënojë vetëm një gol, që ishte pjesë e Erkan Seferit në minutën e 50-të.Në minutën e 75-të deri te goli arriti edhe Dario Desniq, mirëpo arbitri kryesor anuloi golin pasi paraprakisht një futbollist i Shkupit kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar.“Kemi punuar maksimalisht në këtë periudhë dhe kjo u dëshmua edhe në miqësoren e parë më serioze që luajtëm me Zajazin. Atë që kërkoi trajneri ynë Zekirija Ramadani që të luajmë ashpër dhe me kundërsulme, duke mos lejuar kundërshtarin të zhvillojë lojë, e dëshmuam që në 35 minutat e para kur edhe shënuam 4 gola. Sot treguam se kemi një ekip të fortë dhe do ta kenë të vështirë secila skuadër që do të përballet me ne”, – deklaroi pas përfundimit të ndeshjes, Goran Stankovski.Edhe pse nga tabori i Shkupit kishin paralajmëruar se të premten (07.02.2014) do të luajnë kundër skuadrës serbe të Javorit, e njëjta nuk do të zhvillohet, ashtu që ditëve në vazhdim ata do të kërkojnë ndonjë kundërshtarë tjetër.

(Burimi: F.C Shkupi)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *