Home / Sport / Shkupi fiton miqësoren me Ferizajin

Shkupi fiton miqësoren me Ferizajin

KF Shkupi ka vazhduar me paraqitje të mirë në ndeshjet miqësore duke arritur një fitore të merituar ndaj ekipit të Ferizajt, skuadër kjo që është në pozitën e dytë të Superligës së Kosovës dhe një nga pretendentët për kampion.

Me një ceremoni që e ka përcjellë prezantimi i përforcimeve dhe shpalosja e logos ndriçuese të FC Shkupi, në shkallët e stadiumit ishin mbledhur më shumë se 3000 shikues për të përcjell dhe ndeshjen miqësore në mes dy skuadrave shqiptare, Shkupi dhe Ferizaj.KF Shkupi ka vazhduar me paraqitje të mirë në ndeshjet miqësore duke arritur një fitore të merituar ndaj ekipit të Ferizajt, skuadër kjo që është në pozitën e dytë të Superligës së Kosovës dhe një nga pretendentët për kampion.Këtë manifestim e ka bërë të veçantë edhe prezenca e shumë emrave të mëdhenj të futbollit shqiptarë, e që kanë qenë dhe pjesë e KF Shkupi në të kaluarën, duke përmendur këtu Nexhmedin Memedi, Argjent Beqiri, Arben Nuhiu, Nebi Mustafi, pastaj legjendat si Mensur Nexhipi, Nexhat Shabani, Metin Dalip, pastaj trajnerëve Setko Ali, Bajrush Baftijari, Gjore Jovanovski, nënkryetari i FFM Muhamed Sejdini dhe shumë trajner dhe sportistë të klubeve që gravitojnë në Komunën e Çairit.Sa i përket ndeshjes ishte tejet interesante, ndërsa goli i vetëm u shënuan që në 5 minutat e para të lojës, kur Goran Stankovski loboi portierin mysafir. Pjesa e dytë ishte shumë më atraktive, pas ndërrimeve që bënë të dy trajnerët, Ramadani i Shkupit dhe Sokoli i Ferizajt. Shkupi kishte mundësinë për të avancuar për së paku edhe me dy gola, nëse Desniq dhe Zuka do të realizonin rastet, ndërsa Kallaba pas rivënies nga këndi goditi vetëm shtyllën. Ekipi i Shkupit do të vazhdojë me stërvitje dhe të hënë, që të martën të shfrytëzojë ditë pushim, e nga e mërkura fillojnë me stërvitje intensive për ndeshjen e parë sezonale që do të luajnë kundër Dritës së Bogovinës.

Burimi: FC Shkupi.com

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *