Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata Drita dërgoi ndihmat për popullin e Sirisë (VIDEO)

Shoqata Drita dërgoi ndihmat për popullin e Sirisë (VIDEO)

Tetovë, 07 shkurt – Ka përfunduar me sukses aksioni për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Sirisë.

Donatorë të shumtë, individë dhe bëmirës iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për të ndihmuar popullin Siriantë iniciuar nga Shoqata Kulturore Humanitare Drita me seli në Tetovë e cila grumbulloi dhe dërgoi ndihma me veshmbathje për popullin e Sirisë. Tre maune të mëdha janë grumbulluar në rajonet e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Kërçovës, Strugës dhe qyteteve të tjera.

Sipas organizatorëve i tërë aksioni ka zgjatur rreth një muaj ndërsa tërë ndihmat kanë arriturat në vendin e duhur në zonën kufitare Kilis në Turqi në afërsi të Sirisë.

Abdilmexhit Saliu, kryetar i Shoqata Kulturore Humanitare Drita me seli në Tetovë thotë se ky aksion ka pasur për qëllim që të ndihmojë popullin e Sirisë. “Maunet janë nisur nga Tetova dhe kanë arritur në destinacionin e duhur pa ndonjë problem. Kampanjës së Shoqatës Kulturore Humanitare Drita për të ndihmuar popullin e Sirisë i janë bashkangjitur edhe shumë shoqata të tjera joqeveritare, individë, donator, bëmirës dhe aktivistë të tjerë humanitarë. Në realizimin e këtij qëllimi humanitarë ndihmë të parezervë ka dhënë edhe shoqata I H A H A me seli në Turqi e cila mundësoi që ndihmat të arrijnë në kufirin Turko-Sirian, në qytetin Kilis”, tha Saliu.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *