Home / Lajme / Rajon / Shtëpia e Bardhyl Mahmutit në Prishtinë do jetë selia e partisë së Fatmir Limajt?

Shtëpia e Bardhyl Mahmutit në Prishtinë do jetë selia e partisë së Fatmir Limajt?

Prishtinë, 11 shkurt – Shtëpia në Prishtinë e ish zëdhënësit të UÇK-së në Zvicër/ Diasporë 1998-1999, Bardhyl Mahmuti i cili në vitin 2007 në Maqedoni themeloi partinë politike BDSH (Bashkimi Demokratik Shqiptarë) do të jetë seli e partisë së re të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, informon gazeta Bota Sot.

Ndërtesa superluksoze do të shërbej zyre e partisë së re të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit . Është shtëpia me rreth 300 metër katror, në rrugën “Mujo Ulqinaku’’ Nr. 18 Qytetza Pejton, Prishtinë. Ditëve të fundit po bëhen përgatitjet teknike që kjo shtëpi të shërbej si seli e partisë së re, që pas pak ditësh pritet të themelohet nga dy ish krerë të lartë të PDK-së, të cilët e braktisën këtë parti dhe pas festës së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2014), ose më së voni në mars Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe një armatë e tërë njerëzish do shpallin partine.

“Botës sot” i kanë thënë se pronari i ndërtesës superluksoze është Bardhyl Mahmuti ish zëdhënës i UÇK-së në Zvicër/ Diasporë 1998-1999, ish ministër i jashtëm i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) që drejtohej nga Hashim Thaçi (1999). Po ashtu në vitin 2000 Bardhyl Mahmuti ishte njeriu numër dy pas Hashim Thaçi që themeluan partinë e atëhershme të quajtur PPDK, që më pas u quajt PDK por që pas një kohe të shkurtër Mahmuti e kishte braktisur PPDK (që më pas u quajt PDK), si rezultat i pakënaqësive me Hashim Thaçin. Sidoqoftë, ndërtesa e Bardhyl Mahmutit deri para pak kohesh shfrytëzohej si ambasadë e Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Ndërsa së shpejti do të shërbej edhe si seli e partisë së re të Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *