Home / Lajme / Maqedoni / Shteti i ndan 20 hektarë tokë USHT-së (VIDEO)

Shteti i ndan 20 hektarë tokë USHT-së (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – 20 hektarë tokë shtetërore i ka ndarë Qeveria e Maqedonisë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Kjo tokë shtetërore do të shfrytëzohet për nevojat e fakultetit të bujqësisë ndërsa toka gjendet në atarrin e Tetovës, në afërsi të stadiumit të fshatit Reçicë. Për momentin USHT-ja është duke pritur që të akreditohet fakulteti i bujqësisë. Toka për momentin është e mbjellur nga persona të fshatrave për rreth por shfrytëzimi i saj nga an e USHT-së do bëhet diku në vjeshtë që të mos dëmtohen të mbjellurat. Kjo është bërë e ditur nga ana e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Besir Jashari dhe zëvednësministrit për arsim dhe shkencë Safet Neziri.

“Të njëjtat jepen në koncesion, në shfrytëzim pa qirra universitetit Shtetëror të Tetovës, për afat prej 20 vjetëve ku do të bëhen hulumtime shkencore në sferën e bujqësisë dhe për këto Universiteti po ashtu do të mundë të aplikojë për subvencionime të cilat do të jenë diku prej 3000 deri në 5000 euro në vit varësisht nga kultura bujqësore që do të mbjellën”, tha Jashari.

Ndërkaq, Safet Neziri zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës tha se “kjo do të jetë një produkt shumë i mirë jo vetëm për Universitetin Shtetëror të Tetovës por gjithashtu edhe për kuadrot e specializuar që do jenë të mirëseardhur për të gjithë bujqit që në të ardhmen do të kenë nevojë për ndihmë drejtë për së drejti profesionale tha Neziri.

Rektori Vullnet Ameti, tha se shfrytëzimi i tokës do të bëhet në kuadër të fakultetit të bujqësisë me të cilin mendojmë të startojmë vitin e ardhshëm dhe me disa programe studimore, ku do kultivohen lloje të ndryshme të bimëve. “Do bëhet shartimi i fidanëve të reja, do të krijohen plantazhe për kultivimin e bimëve të ndryshme dhe normalisht se në të ardhmen studentët e fakultetit të bujqësisë në këtë tokë të mundë të kryejnë edhe pjesën praktike”, tha rektori Ahmeti.

USHT-ja, është e bërë e ditur se ka dorëzuar aplikimin për akreditim të fakultetit të bujqësisë dhe pritet që i njejti të marrë dritë jeshile dhe të fillojë të funskionojë vitin e ardhshëm akademik.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *