Home / Lajme / Rajon / Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela (VIDEO)

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela (VIDEO)

06 shkurt – Bilbili i këngës sonë u shua në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë.

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Bilbili i këngës sonë u shua në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë.

Trupi i këngëtares së madhe do të vijë të premten në Shqipëri, ku do t’i kryhen edhe nderimet e fundit, pas amanetit që ka lënë.

Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm, Vaçe Zela për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.

Ajo është e vetmja grua shqiptare e nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *