Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e tensionuar në Forinë të Gostivarit

Situatë e tensionuar në Forinë të Gostivarit

Gostivar, 23 Shkurt – Sonte pas orës 22 në Forinë ka mbizotruar gjendje e tensionuar.

Intervenimi i inspektorëve për mbyllje të bastoreve pa leje me çrast policët që i kanë përcjell inspketorët kanë nxjerë edhe armët dhe i kan kërcënuar të pranishmit ka ngjallur reagimin e popullatës së fshatit, informojnë burime të tetova1 nga fshati Forinë.

Sipas të njëjtave burime, për zgjidhje të situatës ka intervenuar edhe ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi i cili i ka larguar policët nga bastoret mirëpo jashtë i kanë pritur banorët lokal.

Pas kësaj në fshat kanë ardhur përforcime nga njësitë speciale mbi 10 vetura karabinier me nga 5 policë special.

Me kalimin e kohës numri i popullatës është rritur në rreth 300 dhe ky reagim i banorëve të Forinës ka ndikuar që policia për momentin të largohet nga fshati. (Tetova1.com)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *