Home / Lajme / Maqedoni / S`ka asnjë zgjidhje për studentët e Luginës në Maqedoni

S`ka asnjë zgjidhje për studentët e Luginës në Maqedoni

26 shkurt-Studentët përpara përfaqësuesve të Sektorit për Punë të Brendshme për të huaj shprehën revoltën e tyre për maltretimet që u bëhen në kufi nga policia e Maqedonisë. Studentët thanë se policia kufitare kërkon nga ata leje qëndrimi dhe nëse ata nuk e posedojnë këtë dokument atëherë policia kufitare nuk i lejon që të hynë në Maqedoni.

Studentët e Luginës së Preshevës në universitetet shqiptare në Maqedoni akoma mbeten pa zgjidhje. Në një takim të djeshëm midis USHT-së dhe Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës u bë thirrje që studentët të rregullojnë statusin e vendqëndrimit në përputhje me ligjin për të huaj dhe se për këtë të plotësojnë të gjitha dokumentet e kërkuara, duke bërë aplikacionin në ambasadën e Maqedonisë në Beograd. Ky takim ka ardhur pas ndalesës së studentëve të Luginës në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Ata apeluan tek të gjithë studentët e huaj në Maqedoni që ta rregullojnë statusin për vendqëndrim, me qëllim që mos të përballen me probleme të kësaj natyre në kufijtë e Maqedonisë, dhe se çdo parregullsi tjetër, apo lloj maltretimi që mund të kenë në kufij nga policët e Maqedonisë ta paraqesin tek organet e rendit dhe mandej do të merren masa ndëshkuese për ata që bëjnë shkeljen e ligjit.

Zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani u deklarua lidhur me këtë problematik, duke kërkuar që studentët të rregullojnë vendqëndrimin.

“Ne duam të sqarojmë opinionin se që në fillim studenti kur aplikon për t’u regjistruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës ne u rekomandojmë se duhet ata ta rregullojnë leje qëndrimin në RM, por fatkeqësisht ndodhin rastet që edhe ju i dini, dhe qëllimi i këtij organizimi është që përmes debatit përmes konsultimeve të drejtpërdrejta t’i kalojmë këto anomali që janë paraqitur ditëve të fundit. Besoj se pas këtij debate ne do të arrijmë në përfundime të rëndësishme që t’i tejkalojmë parregullsitë eventuale që janë paraqitur dhe eventualisht paraqiten edhe në të ardhmen. Universiteti ynë nuk ka kompetencë që të reagojë në kufijtë e Maqedonisë, që të ndërhyjë për lirimin e studentëve, por ne nuk rrimë duarkryq. Ne kemi bërë ndërhyrjet tona aq sa na lejon ligji. Kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve përkatëse që studentët tanë në asnjë mënyrë të mos maltretohen në kufijtë e vendit”, theksoi Sulejmani.

Studentët kanë përshkruar përjetimet

Studentët përpara përfaqësuesve të Sektorit për Punë të Brendshme për të huaj shprehën revoltën e tyre për maltretimet që u bëhen në kufi nga policia e Maqedonisë. Studentët thanë se policia kufitare kërkon nga ata leje qëndrimi dhe nëse ata nuk e posedojnë këtë dokument atëherë policia kufitare nuk i lejon që të hynë në Maqedoni.

“Ata kërkojnë nga ne vendqëndrim, sigurim dhe dokumentet tjera në përgjithësi. Po, sigurisht unë kisha rast të tillë në kufi, ku na kthyen prapë. Kjo nuk ka qenë hera e parë, ka pasur raste që na mbajnë nga tri orë ose katër orë. Na bëjnë pyetje të ndryshme, na shtyjnë të nënshkruajmë ndonjë dokument që nuk e kuptojmë çka të shkruajmë sepse është në gjuhën maqedonase”. Kështu tha Flutura, studente e Pedagogjisë. Ndërsa studentja Arijana Aliu theksoi se ka pasur raste ku shumë herë ata kanë pasur ndalesë që brenda 24 orëve të mos hynë në Maqedoni. “Në rast se studenti nuk ka leje qëndrimi për të qëndruar në Maqedoni atëherë ai kthehet dhe i vënë vulë ndalese për 24 orë. Duhet të shkojmë në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe ajo kërkon edhe kohë edhe të holla, dhe ndodh që shumë prind kanë një apo dy studentë në studime dhe kjo shkakton vështirësi shumë të mëdha ekonomike tek njerëzit”.

Ndërsa një studente e Fakultetit Filologjik tha se: “Ky problem ka filluar qysh një vit më parë, mirëpo për disa nuk i di arsyetimet e tyre, kemi rregulluar dokumentet deri në atë pikë që është dashur, dokumentacione të ndryshme që na është kërkuar neve studentëve, mirëpo për disa shkaqe i kemi ndërpre deri në atë pikë se nuk do t’i dorëzojmë në ambasadë dhe se nuk do ta marrim atë kartelën identifikuese. Kështu që dokumentacionin e kam gjithë në rregull mirëpo shkaku se nuk i kam dorëzuar në ambasadë, nuk kam arritur ta marr kartelën”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *