Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e Preshevës me probleme në kufi (VIDEO)

Studentët e Preshevës me probleme në kufi (VIDEO)

Tetovë, 25 Shkurt – Studentët e Luginës së Preshevës sot pas një takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës i kanë drejtuar një letër të hapur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe rektorëve të dy universiteteve në Maqedoni USHT-së dhe UEJL-së.

Studentët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga rektorët e dy universiteteve në Maqedoni USHT dhe UEJL për të evituar problemin e ndalesave të studentëve shqiptarë të këtij rajoni nga ana e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë nëpër pikat kufitare. Në letrën e hapur kërkohet që të mundësohet zgjidhja e lejeve të vendqëndrimit të studentëve të Luginës që studiojnë në Maqedoni.

“Studentët e Luginës së Preshevës në pamundësi për të kryer obligimet në ambasadën e Maqedonisë në Beograd për shkak të largësisë, kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin Tuaj në shërbim të zgjedhjes së këtij problemi. Ju lutemi Juve që të bëni përpjekje ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë që studentët nga Lugina e Preshevës të marrin lejet e qëndrimit në vendin ku studiojnë apo edhe në administratën kufitare”, thuhet në kërkesë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *