Home / Lajme / Maqedoni / Suzana Saliu ankohet për gjuhën shqipe në Parlament (VIDEO)

Suzana Saliu ankohet për gjuhën shqipe në Parlament (VIDEO)

06 shkurt – Nënkryetarja e parlamentit të Maqedonisë, Suzana Saliu në një intervistë për emisionin Ditari të Zërit të Amerikës thotë se çështjet ndëretnike janë më të ndjeshmet në vend.

Ajo pranon faktin se edhe pse partia e saj BDI dhe partneri i koalicionit VMRO DPMNE vite me radhë udhëheqin Maqedoninë ende nuk kanë gjetur politikat për afrimin e bashkësive etnike. “Që jo vetëm të jetojnë por të pranë njëri tjetrit, por ndoshta duhet edhe të jetojnë me njeri tjetrin. Në Republikën e Maqedonisë, përbërja e popullatës është e përzier, e pranueshme kjo me kushtetutë. Shqiptarët janë pjesë kushtetuese e vendit, mirëpo fatkeqësisht vërehet ndarja etnike sidomos tek të rinjtë” thotë Saliu.
“Është e vërtetë se gjuha shqipe me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është definuar si gjuhë e dytë zyrtare. Në Parlamentin e vendit gjuha shqipe përdoret në të gjitha forumet parlamentare: në shqip drejtohet edhe kryetari i komisionit parlamentar, të gjithë deputetët shqiptarë dhe ministrat shqiptarë në këto forume parlamentare. Mirëpo, fatkeqësisht ende nënkryetari i Parlamentit, në këtë rast unë, nuk e ka gjetur mirëkuptimin që të dalë dhe të drejtojë seancat parlamentare në gjuhën shqipe.
Sepse, nëse seancat parlamentare do të udhëhiqen në shqip, kjo do të jetë një histori e re për Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Pra ky do të ishte një promovim, për së pari herë, që në kryesimin e seancave parlamentare të flitet gjuha shqipe”, ka thënë ajo.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *