Home / Lajme / Rajon / Të arrestuarit dërgohen në Gjykatën e Apelit

Të arrestuarit dërgohen në Gjykatën e Apelit

9 shkurt-“Nga rrethanat në të cilat është kryer vepra penale shihet qartë se të pandehurit sipas marrëveshjes i kanë sulmuar pjesëtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në një nga pikat e dokumentit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, të cilin e ka parë Koha.net.

Drejtori i institutit KIPRED, Ilir Deda dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha sot janë dërguar në Gjykatën e Apelit, gjegjësisht në Departamentin për Krime të Rënda.

Mbi ta rëndojnë akuzat për “Sulm ndaj personit zyrtar”, që në këtë rast nënkupton sulm ndaj policit. Ata u arrestuan 2 ditë më parë nga Policia pasi ishin pjesëmarrës në protestën e organizuar nga studentët në kërkim të largimit të rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi.

“Nga rrethanat në të cilat është kryer vepra penale shihet qartë se të pandehurit sipas marrëveshjes i kanë sulmuar pjesëtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në një nga pikat e dokumentit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, të cilin e ka parë Koha.net.

Ndërkaq, propozimi për paraburgimin e të arrestuarve, sipas këtij dokumenti, thuhet se mbështetet në faktin se të pandehurit ende nuk janë marrë në pyetje nga ana e Prokurorisë dhe se, siç ceket në dokument, “për veprën penale për të cilën dyshohen, parashihet dënim relativisht i lartë”.

“Prandaj, me gjetjen e tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit do të arratisen dhe kështu do të pengojnë zhvillimin normal të procedurës paraprake”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Koha.net, të nënshkruar nga Prokurorja e Shtetit, Fikrije Fejzullahu.

Gjykatës i këtij rasti është Vehbi Kashtanjeva.

Në momentin e arrestimit, Ilir Deda, sipas video-pamjeve të siguruara nga KTV, ka qenë duke biseduar me policët, nga të cilët ka kërkuar që të hapin rrugën dhe të lejojnë hyrjen e protestuesve në objektin e Rektoratit.

Ndryshe, rektori Ibrahim Gashi, të shtunën mbrëma ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i rektorit të UP-së, dorëheqje të cilën Këshilli Drejtues i UP-së e ka pranuar. Në vend të tij është emëruar si Ushtrues Detyre prof. asoc. dr. Naser Sahiti, aktualisht prorektor për buxhet dhe financ

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *