Home / Lajme / Maqedoni / Të maskuarit rrahin dhe plaçkisin tetovarin (VIDEO)

Të maskuarit rrahin dhe plaçkisin tetovarin (VIDEO)

Tetovë, 17 shkurt – Plaçkitje e rëndë ka ndodhur në Tetovë. Persona të maskuar pasi kanë rahur 39 vjeçarin në shtëpinë e tij i cili ka qenë duke fjetur kanë marrë 5000 euro dhe arë të ndryshëm dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e 39 vjeçarit I.D. në rrugën “KRD” në Tetovë. “Pasi që me forcë e kanë hapur derën e bodrumit, kanë hyrë brenda ndërsa më pas janë ngjitur edhe në katin më të lartë ku kanë qenë duke fjetur çifti bashkëshortor me tre fëmijët e mitur. Me këtë rast, njëri prej plaçkitësve e ka kapur për fyti 39 vjeçarin I.D. dhe e ka goditur në kokë dhe i ka marrë një zinxhir prej ari dhe orën e dorës, dhe duke e kërcënuar se do ta vrasin, më pas kanë hyrë në një dhomë tjetër dhe kanë marrë 5000 euro, kurse më pas në bodrum kanë marrë edhe një arkë me arë të ndryshëm dhe janë larguar në drejtim të panjohur” njofton policia e Tetovës. Policia punon në zbradhjen e këtij rasti, ndërsa ende nuk ka informacione se a ka persona të dyshuar për këtë plaçkitje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *