Home / Lajme / Rajon / Thaçi e Daçiq takohen nesër në Bruksel

Thaçi e Daçiq takohen nesër në Bruksel

Beograd, 11 shkurt – Një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të zhvillohet nesër, bën të ditur agjencia e lajmeve e Serbisë, Beta.

Duke u thirrur në burime nga Brukseli, kjo agjenci pohon se të dy kryeministrat, Hashim Rhaëi i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, si zakonisht do të takohen në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton. Tema të dialogut të ri, gjithnjë sipas Beta-s, do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës.

Ky raund bisedimesh do të mbahet paraditën e së mërkurës, por mund të vazhdojë edhe në orët e pasditës.

Thaçi e Daçiq ishin dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, në të cilën u diskutua për raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kryeministri i Kosovës mbrëmë ka pasur një takim me komunitetin shqiptar në New York, me ç’rast ka folur për arritjet e Kosovës gjatë gjashtë vjetëve të pavarësisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *