Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Kryetari i komunës së Bërvenicës nuk e ka vendin në PDSH (VIDEO)

Thaçi: Kryetari i komunës së Bërvenicës nuk e ka vendin në PDSH (VIDEO)

Tetovë, 26 Shkurt – Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi në lidhje me lajmin e djeshëm se kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti kalon në PDSH deklaroi se kjo nuk mundë të ndodh se funksionarët e BDI-së janë të ngulfatur në gjynahe deri në hundë apo deri në fyt.

Gjatë ditës së djeshme u fol mjaft për kalimin e kryetarit të komunës së Bërvenicës, Enever Pajazitit, prej BDI-së në PDSH-në e Menduh Thaçit.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi në prononcimin për media në lidhje me lajmin e djeshëm se kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti kalon në PDSH deklaroi se kjo nuk mundë të ndodh.

” Epo kjo nuk është aq kollaj. PDSH-ja ka zot shpie i cili vendos kush mund të bëhet pjesëtar i shtëpisë, atë e kam unë. Thonin përpara pleqtë: Molla e kalbur se ka vendin mes mollave të shëndoshë.
Prej kur u bë ajo aq lehtë, funksionarët e BDI-së që janë të ngulfatur në gjynahe deri në hundë apo deri në fyt, që janë të inkriminuar deri në fund, që kanë terrorizuar këtë popull, që janë korruptuar dhe kanë marrë mjete e bukës dhe jetesës të këtij populli, të bëhen aq lehtë anëtarë të PDSH-së, nuk ndodh kjo!”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *