Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi pyet Ahmetin a do ti bojkotojë zgjedhjet presidenciale BDI-ja (VIDEO)

Thaçi pyet Ahmetin a do ti bojkotojë zgjedhjet presidenciale BDI-ja (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi për situatën aktuale politike, zgjedhjet presidenciale dhe ofertën për bashkëpunim, deklaroi: “Është e pamundur që të jap përgjigje për shkak se kam vështirësi të mëdha oponenti im politikë z.Ahmeti më ngjan si një mjegull e humbur, nuk ka asnjë pikë të kontaktit me realitetin.

Për këtë arsye kam vendosur që sot të kërkoj direkt prej tij, prej z.Ahmetit që ai të del me qëndrim “A do ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale BDI-ja” dhe pastaj do ta dëgjojnë qëndrimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Unë nuk mundem të prononcohem në mënyrat e rrejshme të bërit politikë duke shtyrë një kinse shoqatë joqeveritare, që është satelitë pa drita i tyre, për të bërë bojkot te shqiptarët që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare. Nëse ata dalin me qëndrim politikë të vërtetë për këto zgjedhje, atëherë do të dëgjojnë edhe qëndrimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Brengosëse është për mua që në vend që ata të merren me telashe të mëdha që i kemi si shqiptarë, mohimin e të drejtave që na bëhen me diskriminimin politikë dhe ekonomik, ata flasin për një çështje e cila s’ka asnjë kontakt me ecjen përpara të të drejtave tona. Definitivisht duhet të sqarojë para publikut, se kandidati konsensual që e përmend z.Ahmeti është maqedonas, nuk ka të bëjë me shqiptarët. Përfundimisht duhet të kemi një qëndrim të vërtetë politik nga ana e tyre”.

Ne pyetje gazetareske: A keni realizuar takim me z. Ahmetin pas ftesës që të dilni në një bashkëpunim, Kryetari i PDSH-se deklaroi: “Jo ajo është e kaluara, ata patën një afat që të prononcohen apo të japin përgjigje për këtë çështje. Mos prononcimi i tyre në atë afat të caktuar u kuptua se ata nuk pajtohen me këtë dhe tash normalisht do vazhdojmë si dy parti të veçanta dhe konkurrente.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *