Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: VMRO-DPMNE dhe BDI kanë marrëveshje dhe skenarë midis tyre (VIDEO)

Thaçi: VMRO-DPMNE dhe BDI kanë marrëveshje dhe skenarë midis tyre (VIDEO)

7 shkurt – Kreu i PDSH-së nënvizoi se partia që drejton ai është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ka dy kushte. “Njëri kusht është që të revidohet lista zgjedhore, ndërsa kushti tjetër, që është i njohur për 12 vite që si problem i madh është se në disa vendbanime të caktuara PDSH humbet me epilog skandaloz përballë oponentit politik, dhe kjo nuk është demokratike”, theksoi Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi sot se VMRO-DPMNE kanë marrëveshje midis tyre për zgjedhjet presidenciale dhe sipas tij, PDSH është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Të dyja partitë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të aktrojnë se nuk dakordohen, ndërsa në rrethin e dytë do të përkrahin njëra tjetrën. Po luhet në kartën e nacionalizmit dhe gjithçka po keqpërdoret për të fituar edhe një mandat”, deklaroi Thaçi, pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristian Danielson.

Thaçi ka shfaqur kritika edhe për listën zgjedhore, duke theksuar se ajo nuk është e saktë, pasi që nuk ka pasur regjistrim popullsie.

Kreu i PDSH-së nënvizoi se partia që drejton ai është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ka dy kushte. “Njëri kusht është që të revidohet lista zgjedhore, ndërsa kushti tjetër, që është i njohur për 12 vite që si problem i madh është se në disa vendbanime të caktuara PDSH humbet me epilog skandaloz përballë oponentit politik, dhe kjo nuk është demokratike”, theksoi Thaçi, duke shtuar se për këtë ka informuar edhe BE-në.

Ai ka shtuar se në këtë takim me Danielson ka biseduar edhe për aspiratat evroatlantike të vendit, duke vënë theksin për lirinë e medias, reformat dhe çështjet e tjera. Sipas tij, problemi më i madh është tek mediat shqiptare, se sa ato maqedonase, të cilat siç tha ai aktrojnë se janë në rregull, por janë nën presion të madh.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *