Home / Lajme / Rajon / Tiranë:Bashkia shpall konkurs për logon e 400 vjetorit

Tiranë:Bashkia shpall konkurs për logon e 400 vjetorit

17 shkurt-Sipas tij, logoja e 400 vjetorit do të jetë një imazh me gjuhë bashkëkohore dhe të gjithë artistët e interesuar do të mund të përcaktohen dhe të rendisin punët e tyre, duke ballafaquar deri në tre punime, me karaktere të ndryshëm, duke lënë të hapur tematikën dhe mënyrën se si ato do të shprehen artistikisht.

Në kuadër të festimeve të 400 vjetorit, Bashkia e Tiranë sot shpall konkursin për logon që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet me karakter artistik, historik, sportiv, etj, pra logon e 400 vjetorit. Jemi të interesuar që të mund të përçojmë të gjithë këto aktivitete, me këtë imazh të ri të qytetit i cili do të na ndjekë përgjatë të gjithë muajve në vijim”, theksoi Arben Skenderi nga Bashkia e Tiranës.

Sipas tij, logoja e 400 vjetorit do të jetë një imazh me gjuhë bashkëkohore dhe të gjithë artistët e interesuar do të mund të përcaktohen dhe të rendisin punët e tyre, duke ballafaquar deri në tre punime, me karaktere të ndryshëm, duke lënë të hapur tematikën dhe mënyrën se si ato do të shprehen artistikisht.

“Afati është lënë dy javë, për të pritur të gjithë punimet që do të prezantohen dhe më pas një juri e specializuar do të marrë vendimin, artistikisht, për këtë projekt artistik dhe është menduar të lihet edhe një javë, shpërndarje e punëve më të mira në rrjetet sociale por edhe në faqen e Bashkisë, në mënyrë që të mund të marrin edhe vlerësimin e publikut të gjerë. Jemi të interesuar që këto punime të mund të prezantohen në mënyrë sa më dinjitoze, sepse 400 vjetori i qytetit është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe do të donim që me këtë rast, të stimulonim edhe krijimin artistik. Pra, të gjithë punimet mund t’i depozitoni në Bashkinë e Tiranës dhe pranë drejtorisë së Kulturës, që nga dita e nesërme dhe në dy javët në vijim”, theksoi Skënderi. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *