Home / Lajme / Maqedoni / Tre të arrestuar për shpërthimin në Tetovë (VIDEO)

Tre të arrestuar për shpërthimin në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 17 shkurt – “Në shtëpinë e N.K. (46) gjatë kontrollit të djeshëm nën krevat në një nga dhomat është gjetur një granatë për hedhës rakete dore me kalibër 40 milimetra. At e bir janë mbajtur në polici ndërsa sot në bisedë është thirrur edhe një adoleshent 15-vjeçar tha Josifovski.

Policia tetovare i ka arrestuar N.K. (46) dhe djalin e tij N.K. (28) dhe një 15-vjeçar, të cilët nga banorët e lagjes rome afër lumit Pena në Tetovë janë përmendur si të përzjerë në mënyrë direkte apo indirekte në aktivizimin e mjetit shpërthyes dje, ku u plagosën pesë persona, informoi Marjan Josifovski. “Në shtëpinë e N.K. (46) gjatë kontrollit të djeshëm nën krevat në një nga dhomat është gjetur një granatë për hedhës rakete dore me kalibër 40 milimetra. At e bir janë mbajtur në polici ndërsa sot në bisedë është thirrur edhe një adoleshent 15-vjeçar tha Josifovski. Gjatë kontrollit të djeshëm të vendit nga shpërthimi, policia, prokurori publik dhe ekipi i MPB-së për antiterrorizëm ka gjetur gjurmë gjaku, është bërë një gropë me dimensione të caktuara, fragmente metalesh nga mjete shpërthyese të panjohura dhe dëmtime të murit të afërt, të cilat janë marrë dhe do të eskpertizohen. Nga tani për tani një mjet shpërthyes i panjohur u lënduan pesë fëmijë të moshës nga 10 deri në 14-vjeç që kanë luajtur në rrugë. Dy vajza, të moshës 11 dhe 14-vjeçare, pas ndihmës së dhënë në spitalin klinik me plagë serioze në trup dhe në këmbë, por në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, janë dërguar në klinikat në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *