Home / Lajme / Maqedoni / Trotuari te varrezat myslimane në Strugë, me pamje të re

Trotuari te varrezat myslimane në Strugë, me pamje të re

27 shkurt-Me punimet e realizuara në këtë pjesë të rrugës skaj varrezave, shtruarjen e trotuarit me pllaka betoni, kanë përfunduar punimet në lidhje me ndërtimin e trotuarit të ri, te varrezat myslimane në qytetin e Strugës, kështu që tani më trotuari ka marrë një pamje krejtësisht të re në këtë pjesë të qytetit.

Vite me radhë varrezat myslimane në Strugë kanë qenë në mëshirën e kohës, dhe nga rruga nuk pasqyronin realitetin e një kulture të mirëfilltë sakrale, përkundër faktit që vite më përpara ishin rrethuar me rrethoja – kangjella- dhe me disa dyer, ndërsa në brendi rreth e përqark janë mbjellë pisha e selvi, ndërsa në rrethoja janë vënë disa dhjetëra drita, që varrezat myslimane të qytetit të duken si një park vërtetë.

Mirëpo, në anën përballë stadiumit të “Karaormanit”, trotuari ishte i pa shtruar dhe sa herë binte shi, aty shndërroheshin puse uji që shkaktonin vështirësi për kalimtarët, që lëvizin aty-pari, për t`iu shmangur rrezikut nga rruga.

Me punimet e realizuara në këtë pjesë të rrugës skaj varrezave, shtruarjen e trotuarit me pllaka betoni, kanë përfunduar punimet në lidhje me ndërtimin e trotuarit të ri, te varrezat myslimane në qytetin e Strugës, kështu që tani më trotuari ka marrë një pamje krejtësisht të re në këtë pjesë të qytetit.

Kompania e cila ishte e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve, gjatë ditës së sotme i përfundoi të njëjtat, ndërsa në ndihmë u kanë shkuar edhe punëtorët e NPK “ Komunalja”, të cilët bën larjen dhe pastrimin e rrugës me qëllim që të eliminohen të gjitha shenjat e mbetura nga procesi punues. Gjithashtu, në ditët në vazhdim e njëjta ndërmarrje do të angazhohet që pjesa e mbuluar dhe rrafshuar me dhe nga kompania e kontraktuar të punohet dhe të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe e mbushur me lule të llojllojshme, që në aspektin holtikulturor do të kujdeset edhe NPK “Komunalja” që disponon edhe me mjete dhe pajisje e gjëra të tjera për këtë veprimtari.

Komuna e Strugës dhe Ndërmarrjet Publike në kuadër të saj, do të vazhdojnë me punët e këtilla në të mirë të qytetarëve struganë, me qëllim që Struga të jetë shembull për vendet me atraksion turistik. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *