Home / Lajme / Botë / Ukrainë, përleshje edhe pas marrëveshjes

Ukrainë, përleshje edhe pas marrëveshjes

Kiev, 20 Shkurt – Marrëveshja e arritur mbrëmjen e djeshme mes presidentit ukrainas dhe liderëve të opozitës për fundin e përballjes, nuk mjaftoi për të shmangur përleshjet e reja mes protestuesve antiqeveritare dhe policisë në Kiev.

Tubuesit i kanë qëlluar forcat e rendit me shishe benzine dhe si përgjigje kanë marrë pompat e ujit. Raportohet edhe për disa seri të shtënash, por nuk dihet me siguri nga cila palë vinin ato.

Tre ministra të jashtëm të BE-së ndodhen në kryeqytetin ukrainas për bisedime përpara një takimi mes zyrtarëve vendas dhe përfaqësuesve të bllokut ku do të diskutohet edhe mundësia e sanksioneve.

Siç transmeton TCH, Ministria ukrainase e Shëndetësisë deklaroi se bilanci i vdekjeve nga trazirat e kësaj jave ka mbërritur në 29.

E enjtja është shpallur ditë zije në nder të viktimave. Pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhën gjatë përplasjeve së martës, dita më e përgjakshme që prej shpërthimit të valës së protestave nga fundi i muajit nëntor.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *