Home / Lajme / Maqedoni / Ulja e rrogave shkakton protesta, komuna nuk lëshon pe (VIDEO)

Ulja e rrogave shkakton protesta, komuna nuk lëshon pe (VIDEO)

Tetovë, 13 shkurt – Të irrituar se u është ulur rroga, dhjetëra puntorë të komunës së Tetovës kanë protestuar para objektit të komunës së Tetovës duke bllokuar edhe hyrjen e saj.

Ata janë shprehur se që nga ky muaj ka filluar ulja e rrogave dhe të zabtohet vendimi i kryetares së komunës. Protesuesit thanë se rrogat e tyre janë ulur deri në 6 mijë denarë. Sipas tyre, ndërprerja e mjeteve për ushqim dhe transport sidomos për ata që udhëtojnë nga fshatrat e malësisë dhe viset më të largëta do t`ju shkaktojë telashe. “Arsyeja e daljes në protesta është marrja e e të drejtës së punëtorëve sa iu përket kompensimeve lidhur me marrëdhëniet e punës, si kompensime për marrëdhënie të punës në rastin konkret kemi kompensimin për ushqim, si dhe kompensimin për rrugë. Arsyet i di edhe kryetarja e komunës, ne kemi pasur edhe diskutime që të mos merret një hap i tillë i cili nuk është ligjor, po është qëndrimi i asaj, unë mendoj se ajo nuk ka bë mirë” tha Adnan Neziri puntorë në administarën e komunës së Tetovës.

Ndërkaq, nga vendimi i komunës i sjellur në fund të vitit të kaluar nuk do të ketë lëvizje. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka ripërsëritur qëndrimin se ky vendim ka hyrë në fuqi dhe i njejti nuk do të ndryshohet pasi që është sjellur në bazë të rekomandimeve të revizionit të vitit të kaluar. “Komuna e Tetovës ka marrë vendim për të harmonizuar pagesat e punonjësve të komunës edhe atë në mënyrë krejtësisht ligjore duke u bazuar në raportin e entit shtetëror për revizion të vitit 2009. Duke qenë që komuna e Tetovës dëshiron të funksionojë në bazë të ligjit, absolutisht ne kemi vendosur që këtë qëndrim të entit shtetëror për revision ta respektojnë deri në fund”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës. Ajo tha se komuna ka mbipopullim të të punësuarve ndërsa borxhet e komunës janë 8 milion euro duke shtuar më tej se me këtë dëshiron që të ketë një komunë e cila do të mund të plotësojë nevojat e qytetarëve.

Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë me protesta dhe nuk kanë përjashtuar që këtë çështje ta çojnë edhe në organet e drejtësisë. Edhe nga ana e kryetares së komunës së Teuta Arifi është nënvizuar se të gjithë ata që janë të pakënaqur me këtë vendim mund tju drejtohen organeve të drejtësisë. Sipas puntorëve, heqja e pagesës së transportit do ti kushtojë minus 3600 denarë ndërsa poashtu do tu hiqen nga rroga edhe pagesa e ushqimit.

Ky është muaji i parë që ky vendim i komunës së Tetovës ka filluar të zbatohet ku sipas autoriteteve të komunës është në pajtim me të gjitha dispozitata ligjore në vend.

Rreth 90 punëtorët që dolën sot në protestë kërcënuan se nëse komuna nuk e tërheq vendimin, do të vazhdojnë protestat si dhe të mbajnë të mbyllur hyrjen kryesore të komunës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *