Home / Lajme / Maqedoni / USHT: Konferencë shkencore kushtuar Fadil Sulejmanit (VIDEO)

USHT: Konferencë shkencore kushtuar Fadil Sulejmanit (VIDEO)

Tetovë, 14 shkurt – Me rastin e një vjetorit të vdekjes së themelueist dhe rektorit të parë të Universitetit të Tetovës z. Fadil Sulejmani, në USHT është mbajtur një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Veprimtaria shkencore dhe arsimore e Profesor Fadil Sulejmanit”.

Hapjen e kësaj konference shkencore e bëri rektori i USHT-së Vullnet Ameti i cili foli për kontributin që ka dhënë rektori i parë i USHT-së i ndjeri Fadil Sulejmani.

Ndërsa organizatori i kësaj konference dekani i fakultetit Filologjik Fatmir Sulejmani foli për rëndësi dhe veprimtarinë e profesorit Fadil Sulejmani. Që atëherë tetovarët krenoheshin me Fadil Sulejmanin.

Si një mik i tij fjalën përshëndetëse pati edhe biznesmeni tetovar Lazim Destani i cili uroi për këtë konferencë.

Fadil Sulejmani është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit të vitit 2013, në moshën 73 vjeçare. Ai ishte themeluesi dhe rektori i parë i Universitetit të Tetovës në vitin 1994. Lindi në fshatin Bozovcë të Tetovës, ndërsa ka doktoruar në Prishtinë në fushën e Albanologjisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *