Home / Sport / Valon Behramit ia vjedhin veturën

Valon Behramit ia vjedhin veturën

Smarti i Behramit u “avullua” nga parkingu, derisa ai me gruan e tij ishin në shopping. Behrami ishte dukshëm i shqetësuar për shkak se dy vjet më parë në Napoli i ishte vjedhur dhe një orë, duke e parë si pjesë e një serie grabitjesh të lidhura me futbollistin e Napolit, transmeton Albinfo.

Mesfushorit zviceran, Valon Behrami, i është vjedhur makina. Futbollisti i Napolit, e ka bërë vet publik lajmin në rrjetin social Twitter. Aty ai ka  shprehur pakënaqësinë e tij, por mediat italiane kanë njoftuar se vetura e tipit Smart ishte marrë me qira nga Behrami.Smarti i Behramit u “avullua” nga parkingu, derisa ai me gruan e tij ishin në shopping. Behrami ishte dukshëm i shqetësuar për shkak se dy vjet më parë në Napoli i ishte vjedhur dhe një orë, duke e parë si pjesë e një serie grabitjesh të lidhura me futbollistin e Napolit, transmeton Albinfo.E djaloshi nga Mitrovica ka shkruar në Twitter: se “një herë orën, tash edhe veturën. Me të vërtetë jam nervoz”. 

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *