Home / Lajme / Maqedoni / Vandalizohen varrezat myslimane në Strugë

Vandalizohen varrezat myslimane në Strugë

Strugë-28 shkurt-Deri më tani na janë dëmtuar e thyer pothuajse 150 kandelabra, dhe kur i kemi kapur në vepër vandalët, dhe i kemi paraqitur në Stacionin e policisë në Strugë, ky i fundit na ka bërë kallëzim kundravajtje neve që mbrojtëm pronën-vandalizmin në varrezat muslimane në Strugë”, theksoi Gazaferi.

Persona të panjohur sërish kanë dëmtuar varrezat myslimane të qytetit të Strugës. Siç bëhet e ditur, natën e së mërkurës persona të panjohur kanë thyer dhe përdhosur dritat ndriçuese në rrethojat e varrezave. Ky akt vazhdon të përsëritet, ndërsa organet e rendit gjithashtu vazhdojnë me hetimet, duke mos kapur autorët.

Adil Gazaferi, në cilësinë e përgjegjësit të këshillit për rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave myslimane sot reagoi sërish, duke denoncuar rastin.

“Fillimisht na janë vjedhur 100 pisha-selvi që i kemi mbjellur skaj rrethojave. Ndërsa kjo është kush e din se cila herë që na thyhen kandelabrat që ndriçojnë natën dhe i japin një bukuri të veçantë qytetit dhe ambientit në përgjithësi. Janë këto vërtetë akte të shëmtuara, joqytetëruese, jocivilizuese dhe vandale, që edhe organet duhet të ndërmarrin masa ose diçka të ngjashme për parandalimin, ose kapjen e vandalëve dhe dorëzimin e tyre para organeve të drejtësisë. Deri më tani na janë dëmtuar e thyer pothuajse 150 kandelabra, dhe kur i kemi kapur në vepër vandalët, dhe i kemi paraqitur në Stacionin e policisë në Strugë, ky i fundit na ka bërë kallëzim kundravajtje neve që mbrojtëm pronën-vandalizmin në varrezat muslimane në Strugë”, theksoi Gazaferi. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *