Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë protestat në komunën e Tetovës (VIDEO)

Vazhdojnë protestat në komunën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 17 shkurt – Kanë vazhduarë protestat para komunës së Tetovës, ku rrethë 50 puntorët të komunës së tetovës e kanë shfrytëuarë pauzën për të shprehurë revolten e tyre, ndajë komunës së tetovës për uljen e rrogave.

Protestuesit në duar mbanin edhe parulla me mbishkrime ” Duam Drejtësi, mos prekni bukën e fëmijëve tanë, merrni të holla nga qeveria jo nga xhepat tanë, zonja Teuta Arifi mos e prekni bukën tonë, protestojm për hisen tonë.

Kamber Sadiku i punësuar në komunën e Tetovës thotë se kërkesat tona më dihen dhe ne do të vazhdojmë me protestën tonë në mëyrë paqësore, për të drejtata tona.

Ndërkaq nga komuna e Tetovës kanë theksuar se qëndrojnë në deklaratën e një dite të mëperashme, prej nga kryetarja kishte deklaruar se ulja e rrogave nuk është shkurtim por është harmonizim me rrogat për puntorët e administratës në të gjithë vendin. “Komuna e Tetovës ka marrë vendim për të harmonizuar pagesat e punonjësve të komunës, në mënyrë krejtësisht ligjore duke u bazuar në raportin e Entit Shtetëror për Revizion të vitit 2009. Duke qenë se komuna e Tetovës dëshiron të funksionojë në bazë të ligjit, absolutisht ne kemi vendosur që këtë qëndrim të Entit Shtetëror për Revizion”, kishte deklaruar Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës gjatë ditës së enjte.

Protestat e komunës së Tetovës filluan javën që shkoi pasi ata në xhirollogarit e tyre morrën më pakë rogë se muajt e kaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *