Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë protestat para komunës së Tetovës (VIDEO)

Vazhdojnë protestat para komunës së Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 14 shkurt – Ulja e rrogave e administratës së komunës së Tetovës ka nxjerrë në protesta në ditën e dytë dhjetëra puntorë në këtë komunë.

Në ditën e dytë të protestave ata kanë njoftuar se kjo çështje do të shkojë edhe në gjyq pasi që ata insistojnë se kanë të drejtë. Andan Neziri, një nga protesueist tha se në bazë të ligjit për marrëdhënie pune në disa dispozita të tij punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë transport dhe ushqim për puntorët. “Neni 113 pika e katërt thotë se punëdhënësi duhet që të organizojë ushqimin dhe shpenzimet e rrugës prej punë në shtëpi dhe anasjelltas. Ligji për rroga ku në inkoorporimin e bruto rrogës parashihet që edhe këto kompensime të jenë pjesë përbërëse të rrogës. Nëse edhe këto porosi nuk merren parasysh atëherë do shkojmë me procedurën ligjore që nënkupton procedurë gjyqësore për realizimin e të drejtës sonë në mënyrë legale” tha Adnan Neziri, në cilësinë e organizatorëve të protestave.

Ndërkaq nga komuna e Tetovës kanë theksuar se qëndrojnë në deklaratën e një dite të mëperashme, prej nga kryetarja kishte deklaruar se ulja e rrogave nuk është shkurtim por është harmonizim me rrogat për puntorët e administratës në të gjithë vendin. “Komuna e Tetovës ka marrë vendim për të harmonizuar pagesat e punonjësve të komunës, në mënyrë krejtësisht ligjore duke u bazuar në raportin e Entit Shtetëror për Revizion të vitit 2009. Duke qenë se komuna e Tetovës dëshiron të funksionojë në bazë të ligjit, absolutisht ne kemi vendosur që këtë qëndrim të Entit Shtetëror për Revizion”, kishte deklaruar Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës gjatë ditës së enjte.

Nga komuna e Tetovës kanë paralajmëruar se ditën e hënë sërish do të dalin në pres konferencë për të dhënë detaje rreth ndryshimeve në rrogën e puntorëve.

Ndërkaq, protestuesit kanë nënvizuar se javën që vjen nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me kryetaren e komunës së Tetovës do të hedhin në gjyq komunën e Tetovës. Ata rreth një orë kanë qëndruar para objektit të komunës së Tetovës dhe më pas janë kthyer në vednet e tyre të punës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *