Home / Lajme / Maqedoni / Venizelos arriti në Maqedoni, takime me kreun shtetëror

Venizelos arriti në Maqedoni, takime me kreun shtetëror

Shkup, 20 Shkurt – Zëvendëskryeministri grek dhe ministri i Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos në kuadër të turneut të tij nëpër gjashtë kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot është në Shkup në takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Në funksionin e kryetarit të Këshillit të ministrave të BE-së Venizelos duhet që të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorgji Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski, me nënkryeministrin për eurontegrime Fatmir Besimi me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki si dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe të LSDM-së Zoran Zaev.

Venizelos arriti në Shkup mbrëmë me automjet nga Prishtina. Mediat në Greqi shkruajnë se edhe krahas asaj që delegacioni grek udhëton me aeroplanin qeveritar, në Shkup do të mbërrijë me automobil nga Prishtina “që të mos aterojë në aeroportin i cili quhet Aleksandri i Madh”.

Shefi i dipomacisë greke nga Shkupi do të kthehet në Prishtinë prej ku me aeroplan do të niset për në Tranë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *