Home / Lajme / Maqedoni / Venizelos me makinë drejt Shkupit, për shkak të “Aleksandrit të Madh”

Venizelos me makinë drejt Shkupit, për shkak të “Aleksandrit të Madh”

13 shkurt- Sipas burimeve të medias, arsyet e ndryshimit të marshutës është se Venizelos nuk dëshiron të zbarkojë me avionin zyrtar në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për shkak se kjo mund të nxis reagime negative në Greqi

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos gjatë vizitës së tij të paralajmëruar në Shkup do të udhëtojë me makinën zyrtare, për t`iu shmangur aeroportit “Aleksandri i Madh”, emërtimi që iriton grekët, për shkak të pretendimeve të tyre për vjedhjen e historisë dhe personaliteteve historike nga ana e Shkupit.

Kjo bëhet e ditur nga “24 Vesti”, duke shtuar se Venizelos në kuadër të turneut ballkanik, si kryesues me BE-në, nga Prishtina do të udhëtojë drejt Shkupit me makinë zyrtare. Sipas burimeve të medias, arsyet e ndryshimit të marshutës është se Venizelos nuk dëshiron të zbarkojë me avionin zyrtar në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për shkak se kjo mund të nxis reagime negative në Greqi. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *