Home / Lajme / Maqedoni / Vijojnë pakënaqësitë e puntorëve në komunën e Tetovës (VIDEO)

Vijojnë pakënaqësitë e puntorëve në komunën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 18 shkurt – Vazhdojnë pakënaqësitë e punëtorëve në komunën e Tetovës për shkurtimin e rrogave, gjegjësisht heqjen e shpenzimeve për rrugë dhe transport.

Gjatë protestave të sotme puntorët janë shprehur se do të vazhdojnë në këtë mënyrë të shprehin pakënaqësitë ndaj vendimit të komunës së Tetovës për shkurtimin e rrogave. Kamber Sadiku, puntor në administratën e komunës së Tetovës, thotë arsyetimet e komunës nuk mbajnë dhe nuk kanë bazë ligjore. “Ne shprehim pakënaqësinë tonë si puntorë për shkak të shkurtimit të rrogave. Nuk mbajnë arsyetimet se është dhënë rekomandim nga enti për revizion shtetëror që të shkurtohet harxhimet e ushqimit dhe transportit. Neve duhet të na kthehen ato mjete që na janë ndalë. Ne në këtë mënyrë do të vazhdojmë të shprehim revoltën ndaj këtij vendimi të padrejtë dhe vlerësojmë se kemi të drejtë ndërsa në këtë rast na është bërë një padrejtësi”, tha Sadiku, njofton Televizioni Koha.

Ndërkaq, nga komuna e Tetovës kanë theksuar se qëndrojnë në vendimin e tyre se i njejti vendim është i ligjshëm. Zëdhënësja e komunës së Tetovës Lume Hyseini, për Televizionin Koha u shpreh se nuk do të ketë pezullim të vendimit, pasi që i njejti është në harmonizim me rekomandimet e Entit Shtetëror për Revizion.“Nuk është e vërtetë se bëhet fjalë për shkurtim apo ulje të rrogave. Ne si komunë vetëm kemi ndërprerë shtesën që është dhënë për trasnport dhe ushqim, pasi që këta harxhime janë llogaritur në bruto rrogën e puntorëve. Dihet se këto rekomandime i ka dhënë enti shtetëror për revizion dhe ne respektojmë rekomandimet që janë dhënë në vitit 2009 dhe në vitin 2013”, tha Lume Hyseini, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Ndryshe, më shumë se një javë dhjetëra puntorë të komunës së Tetovës protestojnë çdo ditë gjatë kohës së pushimit para objektit të komunës së Tetovës për vendimin e shkurtimit të rrogavenjofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *