Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE sot mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të BDI-së

VMRO-DPMNE sot mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të BDI-së

28 shkurt-Kjo bëhet e ditur nga burime proqeveritare, të cilët theksojnë se vendimi i tillë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski për mbledhje të jashtëzakonshme ka ardhur pasi që partia e Ahmetit vendosi iniciativën për shpërndarjen e Parlamentit, pasi që siç thuhet nuk u arrit marrëveshje për kandidat koncensual për president në këto zgjedhje presidenciale.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE për sont në mbrëmje caktoi mbledhje të jashtëzakonshme menjëherë pas vendimit të BDI-së për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Kjo bëhet e ditur nga burime proqeveritare, të cilët theksojnë se vendimi i tillë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski për mbledhje të jashtëzakonshme ka ardhur pasi që partia e Ahmetit vendosi iniciativën për shpërndarjen e Parlamentit, pasi që siç thuhet nuk u arrit marrëveshje për kandidat koncensual për president në këto zgjedhje presidenciale.

VMRO-DPMNE do të mbajë mbledhje paraprakisht me partitë më të vogla të koalicionit lidhur me propozimin për shpërndarjen e Parlamentit. Kryeministri Gruevski, i cili po qëndron jashtë vendit është informuar menjëherë mbi vendimet e shpallura në mbrëmje nga BDI, si partnere koalicioni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *