Home / Lajme / Maqedoni / Volers vizitë në Vrapçisht (VIDEO)

Volers vizitë në Vrapçisht (VIDEO)

Gostivar, 13 shkurt – Njohja me problemet e komunës dhe sfidat e saj në punën e përditshme, ka qenë qëllimi i vizitës së sotme, të ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Pol Uolers, në komunën e Vrapçishtit.

“Unë mundohem ti vizitoj të gjitha fshatrat komunat dhe qytetet të njihem me atë se si rrjedhin punët në nivelin lokal të njihem me problemet dhe e tyre, sepse pjesa më e rëndësishme e demokracisë është në nivelin lokal dhe tek kryetarët, sepse ai është njeriu që ka qasje direke me njerëzit.” tha Volers. Per kreun e komunës së Vrapçishtit, kjo ishte një vizitë shumë e mirë nga se për herrë të parë që nga formimi i komunës, e njëjta prêt në vizitë një ambasador të SHBA-ve në vendin tonë.

“u njoftuam rreth një program të USAID për projektin për bashkëpunim ndëretnik nëpër shkolla i cili fillon këtë muaj. Po ashtu hapëm edhe tema të tjera të ngecjeve në decentralizim dhe proceseve të decentralizimit, si dhe sfidën e komunave rurale ku ballafaqohemi me një formë të ngadalësuar të decentralizimit financiar në disa sfera.”

Ambasadori po ashtu ka ftuar komunën e Vrapçishtit që të aplikojë për programin për bashkëjetesë të Ambasadës Amerikane dhe USAID për ti shfrytëzuar mjetet që ofrojnë këto dy institucione.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *